Site icon PrishtinaPress

A e mbani mend finalen e çmendur në stadiumin ku do të luhet finalja City – Inter?

Manchester City dhe Inter do të luajnë finalen e Ligës së Kampionëve sonte në stadiumin olimpik Ataturk të Stambollit.

Është një stadium shtetëror në qytetin më të madh të Turqisë që zë 75 mijë njerëz dhe mban emrin e të famshmit Mustafa Kemal Ataturk, themeluesit të republikës moderne turke.

Ndërtimi i stadiumit ka kushtuar 350 milionë euro dhe është hapur në vitin 2002.

Megjithatë, të paktë janë ata që nuk e mbajnë mend ndeshjen e zhvilluar aty më 25 maj 2005, e cila hyri në analet e futbollit evropian.

Është ndeshja më e njohur që është luajtur në Ataturk, ku luajtën Liverpool dhe Milan në finalen e Ligës së Kampionëve.

Milani kryesonte 3:0 në pjesën e parë falë golave të Paolo Maldinit dhe dy të Hernan Crespos, por në pjesën e dytë Liverpool bëri një mrekulli dhe nga minuta 54’ deri në 61’ barazoi në 3:3 me golat e Steven Gerrard, Vladimir Shmiter dhe Xabi Alonso.

Krahas këtyre treve, heroi i Liverpool ishte edhe portieri Jerzy Dudek, i cili për mrekulli e pengoi Andriy Shevchenkon të shënonte për 4:3 dhe më pas priti goditjen vendimtare në ekzekutimin e penalltive dhe ua solli trofeun Redsave.

Exit mobile version