0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

A e kërkoi Gjuriq aprovimin e Radojiçiqit për t’u bërë Kryeministër- Shpend Ahmeti ka një teori për takimin e tyre

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar fotografinë e ish-ambasadorit të Serbisë në SHBA-, Marko Gjuriq me Milan Radojçiqin, organizatori i sulmit terrorist më 24 shtator në Kosovë.

Ahmeti përmes një reagimi në platformën “X”, të hënën, ka thënë se fotografia mund të jetë publikuar nga vetë Radojçiqi me aprovimin e Gjuriqit.

Kjo për konsum të brendshëm, pasi sipas Ahmetit bashkësia ndërkombëtare e ka pasuar këtë informacion edhe pa u publikuar fotografia.

“Nuk e dimë nëse Gjuriq merr një po, por fotografia me siguri është publikuar nga Radoicic me miratimin e Gjuriqit. Dhe mos u shqetësoni, komuniteti ndërkombëtar nuk kishte nevojë për publikimin e fotos për ta ditur këtë. Ishte për konsum të brendshëm”, ka thënë Ahmeti.

Më tutje, ai ka deklamuar se Gjuriq si kandidati kryesor për kryeministër të Serbisë sikur ka nevojë për miratimin e Radojçiqit.

“Çështja është nëse kandidati kryesor për kryeministër – Gjuriq – ka nevojë për miratimin e Radoiçiqit për t’u bërë kryeministër. Njerëzit e nënvlerësojnë pushtetin politik që Radoiçiq ka në Serbi (jo vetëm në Kosovë). Prandaj ai është i lirë dhe prandaj Serbia nuk do ta gjykojë”.

“Në fakt nuk mendoj se tema kryesore e takimit Gjuriq-Radoiçiq ishte veriu i Kosovës. Çështja kryesore nuk është nëse ish-ambasadori i Serbisë në SHBA u takua me organizatorin e vetëpranuar të Banjskës”, ka thënë Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img