0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

A e keni provuar mjaltin e luleve të limonit?

Mjalti i limonit bën pjesë në një grup më të madh që quhet mjaltë nga lulet e agrumeve.

Agrumet përfshijnë një sërë frutash, variete, kultivarë të famshëm që gjenden kryesisht në Mesdhe.

Këta dru frutorë kultivohen kryesisht për prodhimin e frutave dhe esencave aromatike dhe zakonisht mbillen së bashku, sepse nektari i tyre është mjaft joshës për bletët.

Mjalti që prodhohet nga bletët që kanë shëtitur nëpër këta dru frutorë të kultivarëve të ndryshëm të rritur së bashku, njihet si mjalti i agrumeve.

Nektari vjen nga portokallet, qitrot, limonët, mandarinat (dhe simotrat e saj) limonët jeshilë e të tjerë.

Së dyti, në botë gjenden disa lloje mjalti specifikë të prodhuar nga nektari i një luleje të vetme siç është mjalti i portokallit, limonit, qitros e kështu me rradhë, të cilët kanë karakteristika fiziokimike të ngjashme por që renditen në familjen botanike të agrumeve.

Karakteristika e mjaltit të limonit

Intensiteti i ngjyrës: Shumë i çelët, gati në të bardhë,

Niveli i aromës: Mesatar

Aroma: E freskët (anasoni), me bazë lulesh, niveli më i lartë aromatik në një mjaltë të freksët

Niveli i ëmbëlsisë: Mesatar

Hidhësia: Zero

Aciditeti: I pakët

Kristalizimi: I moderuar.

Përmbajtja e vitaminave: E lartë, kryesisht në vitaminat B3, B5, B2, B9 dhe C.

Prania e kafeinës: Mjalti i luleve të portokallit ka karakteristikën unike të përmbajtjes së kafeinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.. Megjithatë, sasia e kafeinës është 4 mg/kg që do të thotë se është më pak se kafeja pa kafeinë.

Vlerat shëndetësore të mjaltit të limonit dhe mjaltit të agrumeve

Përmirëson gjumin

Mjalti i limonit veçanërisht stabilizon nivelin e sheqernave në gjak dhe ndihmon në çlirimin e melatoninës, hormoni i nevojshëm për rimëkëmbjen e trupit gjatë gjumit.

Një studim i vitit 2012 nga COHEN morri në analizë tre lloje të mjaltit: të limonit, të eukaliptit dhe të mentes dhe arriti në rezultatin se të tre përmirësonin gjumin tek fëmijët e moshave 2 deri 5 vjeçare që vuanin nga infeksione në traktin e sipërm respirator.

Lufton dëmet e intoksikimit nga alkooli

Një studim i vitit 2004 i Departamentit të Biokimisë në Delta State University, tregoi se mjalti është një agjent i fortë kundër intoksikimit dhe rrjedhimisht sugjerohet për menaxhimin dhe luftimin e dëmeve të shkaktuara nga intoksikimi nga alkoli. Këto pretendime kanë nevojë për studime të mëtejshme.

Studimi i Delta State University u krye në mbi 45 individë të moshave 25-35 vjeç në dukje me shëndet të mirë. Ata pinin alkool në mënyrë të moderuar në përputhje me masën e tyre trupore.

Të dhënat treguan se mjalti rriste ndjeshëm nivelin e qartësisë së etanolit në gjak me 68 pëerqind dhe shkurtonte kohëzgjatjen e intoksikimit nga alkoli me 43 përqind. Ai ulte nivelin e intoksikimit me 9 përqind.

I bën mirë tretjes dhe imunitetin. Lufton stresin!

Shkencëtarët rekomandojnë mjaltin e limonit për rolin thelbësor që luan kundër sëmundjeve intestinale dhe nervozizmit.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img