Këngëtarja Shkurte Gashi është shquar gjithmonë për këngët dhe paraqitjet e saj para publikut. Ajo është një prej këngëtareve më të kërkuara të zhanrit popullor, gjersa mbiemri i saj nuk është edhe aq i panjohur për publikun.
Ndoshta nuk e keni ditur, por vëllai i saj, Xhafer Gashi, është kryetar i komunës së Obiliqit.
Ky i fundit ka qenë i ftuar sot (e mërkurë) në një nga emisionet e RTK-së për të folur rreth zhvillimeve në këtë komunë.
Ndërsa motra, këngëtarja e njohur, ka publikuar në llogarinë personale në “Instagram” një fotografi të vëllait, ku në mbishkrimin e saj shkruan: “Një lajm i mirë sot për gjithë Obiliqin. E përgëzoj të parin e kësaj komune për punën e palodhshme për banorët e kësaj zone. Të lumtë vëllai im! Z. Xhafer Gashi”.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.