Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për shkrimet e mediave serbe, sipas të cilave, ai po e paguan lirinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, të arrestuar në Francë, me fletarrest të lëshuar nga Serbia.