1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

A e ka financuar Martin Berishaj, Vetëvendosjen? Përgjigjet Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ditë më parë është deklaruar për skandalin financiar ku është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Marin Berishaj.

Konjufca ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të tregojnë fakte nëse Berishaj është vërtetë i përfshirë në operacionet e kompanisë GEN në Ballkan.

Sipas tij, kur kjo gjë të faktohet insitucionet kosovare do të ndërmarrin masa ndaj tij.

Kreu i Kuvendit theksoi se ende nuk kanë marrë asgjë për veprimtarinë e Berishajt edhe pse i kanë kërkuar shteteve të tjera.

“Duhet me dal institucionet e drejtësisë dhe me thënë se Martin Berishaj ka bërë krime dhe vepra penale. Ju ftojë me i prezentu të gjitha faktet. Në bashkëpunim me të gjitha shtetet që jemi deri tani dhe të gjitha çfarë iu kemi kërkuar, nuk kemi asgjë që tregon ndonjë evidencë. Në momentin që do t’i marrim ato, besoj se qeveria dhe ministria e Punëve të Jashtme do të veprojnë”, deklaronte Konjufca.

Por, mbrëmë Konufca është pyetur në ATV, nëse Berishaj e ka financuar Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

I pari i legjislativit në vend e ka konsideruar pyetjen ofenduese.

“Kjo është pyetje ofenduese, faleminderit shumë. Jo pra. Kishe mujt mos me bo hiq”, ishte reagimi i Konjufcës kundrejt pyetjes së gazetarit.

Por, Martin Berishaj, diplomati i vetëm që ka fotografi nëpër banesa private me kryeministrin Albin Kurti, vazhdon të qëndrojë në pozitën e ambasadorit në Kroaci pavarësisht skandalit të madh financiar me kompaninë GEN.

Ndryshe, në janar të këtij viti Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë komplet transaksionet bankare dhe ka zbuluar se kompania GEN gjatë viteve 2015-2022 ka derdhur mbi 1 milion euro në xhirollogarinë e MB Consulting, biznes ky në pronësi të Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img