Dokumentari “Legjenda e Rugovës”, dokumentar politik ky ku trajtohet trashëgimia politike dhe filozofike e ish-Presidentit të Kosovës dhe shfrytëzimi i tij nga pasardhësit partiakë.
Ibrahim Rugova kishte qenë politikani absolutisht më i fuqishmi në Kosovë për rreth dy dekada. Rugova ishte president dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe udhëheqës i ekipit të Unitetit kur vdiq në janar të vitit 2006.
Ai ishte doktor shkence dhe një prej kritikeve më të njohur letrar në Kosovë. Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK, fitoi zgjedhjet e vitit 1992 dhe 1998 pastaj shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në tetor të vitit 2000 dhe zgjedhjet e para nacionale 2001 dhe zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002.
LDK kishte arritur të fitojë edhe zgjedhjet nacionale në vitin 2004, Rugova u zgjodh president në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh në vitin 2004.
Për më tepër ndiqni videon më poshtë: