Site icon PrishtinaPress

A e dini sa paguani kamatë për kredi në Kosovë? (Dokument)

Qytetarët vazhdimisht ankohen për norma të larta të interesit që bankat aplikojnë për kredi, por pak prej tyre e dinë sakt se sa paguajnë realisht interes.

Gazeta Fjala sjellë për lexuesit normat e interesit për kredi individuale dhe kredi biznesi të disa bankave komerciale në vend dhe krahasimet me njëra- tjetrën.

Në këto dokumente zyrtare të publikuara nga vetë bankat shihet se nëse një qytetar dëshiron të marr deri 5000 euro kredi, në ProCredit Bank duhet të paguaj 12.9 për qind interesë.

E njëjta thuajse është edhe në Raiffeisen Bank e cila kreditë deri në këtë shumë i ofron me kamatë 12.01 për qind.

Në NLB kjo shumë mund të merret me 10.5 për qind, ndërsa në Bankën TEB norma e interesit është 12.4 për qind.

Në bazë të çmimeve të publikuara nga vetë bankat edhe më shtrenjët u kushton bizneseve të marrin kredi në Kosovë, shkruan Gazeta Fjala.

Në Bankën TEB bizneset që dëshirojnë kredi deri në 10 mijë euro, duhet të paguajnë 15 për qind normë të interesit.

Për auto kredi në vlerë deri 5000 euro në këtë bankë interesi është 21.6 për qind.

Ndërsa në Raiffeisen Bank për shumat deri në 10 mijë euro norma e interesit është 13 për qind.

Në ProCredit Bank për bizeset që kërkojnë deri në 50 mijë euro duhet të paguajnë normë interesi deri në 13 për qind. Ndërkaq, në NLB 12.5 për qind./Gazeta Fjala/

Normat e interesit për kredi sipas cmimoreve të bankave:

(Raiffeisen Bank)

Exit mobile version