Site icon PrishtinaPress

A e dini pse vendoset patkoi në derë?

Në kulturën tonë hasim lloj-lloj simbole të cilat janë të varura në mure apo diku tjetër me mendimin se ai/ajo do t’i mbrojë njerëzit nga të ligat e një ndër to është edhe patkoi i kalit.
Është interesante se asnjë nuk vret mendjen se si duhet të vendoset patkoi me kokë poshtë apo me kokë lart, nëse ai duhet të blihet apo duhet të gjetur diku, apo pasi të vendoset në një vend të caktuar nëse ai duhet të preket apo jo, shkruan rtv21.tv.

Shpesh keni parë një patkua kali të vendosur në derë, në makinë, apo në mur, por a e dini pse ka mbetur kjo?! Thuhet se patoi të largon nga të ligat dhe të mbron nga syri i keq.

Mirëpo, ekziston një histori e cila sqaron si ka mbetur kjo simbolikë.

Legjenda e patkoit të kalit në fakt është një histori e vjetër kristiane.

Ajo ka ardhur në shekullin X, kur një nallban, i cili më pas me emrin Shën Dastin, u bë peshkop i Kantërbërit në Angli, arriti t’i mbathë patkonj djallit. Ky i lutej dhe i përgjërohej nallbanit që ta linte të lirë.

Legjenda thotë se djalli u lirua vetëm kur premtoi se nuk do të kapërcente kurrë një derë mbi të cilën ishte varur një patkua.

Kështu nga ajo periudhë njerëzit filluan të blinin patkonj edhe pse nuk kishin kalë dhe i vendosnin kudo duke besuar se djalli nuk do të kalonte atypari.

Patkoi i kalit njihet gjërësisht si simbol i lumturisë. Për shkak të ndërlidhjes më kuajt, patkoi përfqëson forcën dhe besueshmërinë.

Te grekët, një patkua ka simbolizuar pjellorinë.

Mirëpo, kjo gjë nga religjioni e sidomos ai Islam konsiderohet si një bestytni apo besim i kotë, madje duke thënë se nëse një patkua do të sjellte fat e lumturi, kali mban katër dhe sigurisht dihet fati i tij./21Media

Exit mobile version