11.3 C
Pristina
spot_img

A e dini pse shumica e veturave të reja s’kanë gomë rezervë?

Pse shumë vetura të reja nuk vijnë më me gomë rezervë?

Disa arsye të arsyeshme vijnë në mend për këtë ndryshim, dhe ne do të mundohemi t’i përmbledhim në një vend.

Një nga arsyet kryesore është ulja e kostos së prodhimit. Çdo euro ka rëndësi për prodhuesit e veturave, dhe duke hequr gomën dhe rrotën rezervë, ata kursejnë një shumë të konsiderueshme. Për më tepër, shumë kompani ua ofrojnë blerësve këto pajisje si shtesë me pagesë.

Një tjetër faktor është kursimi në karburant. Edhe pse diferenca është e vogël, mungesa e një rrote rezervë ndikon pozitivisht në peshën totale të veturës, duke ulur konsumin e karburantit. Çdo gram CO2 është i rëndësishëm për prodhuesit, veçanërisht kur raportojnë për standardet e vendosura nga Bashkimi Evropian. Kështu, ulen edhe gjobat që ata mund të përballen në rast të tejkalimit të kufijve të lejuar të emetimeve.

Goma, rrota dhe pajisjet ndihmëse të saj zakonisht peshojnë rreth 27 kilogramë – një peshë që nuk është e vogël për prodhuesit që përpiqen të optimizojnë gjithçka.

Arsyeja e fundit lidhet me veturat hibride dhe elektrike. Në këto automjete, pesha luan rol vendimtar në ruajtjen e autonomisë së baterisë. Shpesh, hapësira ku dikur vendosej goma rezervë tani përdoret për vendosjen e baterisë.

Në rast se një veturë nuk ka gomë rezervë, ajo zakonisht vjen me një llak për vulosjen e gomës dhe një kompresor ajri – që shërbejnë vetëm si zgjidhje të përkohshme. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img