1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

A e dini pse djathi zviceran ka vrima?

Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose më mirë se si prodhohet djathi.

Djathi zviceran përshkruhet gjithmonë si djathë me vrima. Ka një shije arre por të ëmbël. Është gjithashtu shumë pak i kripur në krahasim me djathërat e tjerë, thotë Dr. Mark Johnson, një shkencëtar i shquar në Qendrën për Kërkimet e Qumështit në Universitetin e Wisconsin.

Për herë të parë është bërë në shekullin e 14-të në Zvicër, më saktë në Alpe.

“Ishte një djathë i fortë që kishte një jetëgjatësi të gjatë dhe mund të transportohej lehtësisht në malet ku prodhohej. Megjithatë, sot termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, mënyra se si prodhohet djathi”, shpjegoi ai, shkruan Reader’s Digest .

“Prodhuesit e djathit shtojnë një bakter të veçantë të quajtur Propionibacterium shermanii. Ky bakter fermenton acidin laktik dhe prodhon dioksid karboni. Dioksidi i karbonit mblidhet në vende të caktuara në djathë dhe krijon flluska të mëdha. Asnjë djath tjetër nuk e ka këtë, përveç versioneve zvicerane dhe të tjera të djathit zviceran, si baby Swiss, Masdam, Jarlsberg dhe Emmentaler”, shpjegon Dr. Mark Johnson.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img