3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

“A e din kujna i ke shkru tiketë?”/ I riu në Prishtinë kanos policin që i shqiptoi gjobë për parking

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Shkak për këtë në shumë raste janë pakënaqësitë për shqiptimin e gjobave në komunikacion.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.

Burimet bëjnë me dije se vetura e 37-vjeçarit ishte në mesin e automjeteve që ishin parkuar në kundërshtim me rregullat e komunikacionit, mirëpo shoferi s’u pajtua që të gjobitet për këtë nga Policia.

Ai dyshohet se ka kërcënuar zyrtarin policor dhe i njëjti e ka pyetur se a e di kujt i ka vendosur gjobë?

Për shkak të sjelljes së tij, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 37-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Kanosje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img