6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

A e di Ismet Beqiri se çfarë do të thotë termi “klloshar”? Ja shpjegimi (Video)

Sot Ismet Beqiri, zyrtar i lartë i LDK-së, ka përdorur një term që në shoqërinë tonë konsiderohet ofendues dhe i rëndë po që se përdoret ndaj të tjerëve.

 Ai e ka quajtur “klloshar” një qytetar në Koshare, gjatë aktiviteteve të LDK-së në shënimin e 18-vjetorit të Betejës së Koshares, shkruan Periskopi.

Por, se çfarë nënkupton termi “klloshar” mund të mos e dijë as vet Beqiri.

Sipas diskutimeve në internet mbi fjalë të panjohura e barbarizma që kanë hyrë në gjuhën shqipe, termi klloshar nuk supozohet të ketë kuptim ofendues, edhe pse përdoret në këtë mënyrë nga njerëzit.

Sipas këtyre diskutimeve, fjala “klloshar” rrjedh nga fjala latine “clopus” që hyn në gjuhën frënge si “clochard”, e që nënkupton personat endacakë apo lypësit e rrugëve,etj.

Në gjuhën angleze ky term për herë të parë është përdorur nga shkrimtari Hemingëay në një libër në vitin 1940.

Por, meqenëse tani kemi pak informacione për këtë term, duhet pasur kujdes në përdorimin e kësaj shprehjeje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img