Site icon PrishtinaPress

“A do t’i flasë Kurti Macronit për lëng portokalli” – Krasniqi: Transparenca 0

Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë mungesë të transparencë, ngjashëm sikur ata kanë kritikuar kohë më parë partitë tjera që ishin në pushtet.

“Kryeministri Kurti qenka nisur për t’u takuar me Presidentin francez Macron, pa bërë të ditur fare para Kuvendit të Kosovës, arsyjen e vizitës dhe temat e këtij takim, apo ndoshta do t’i flasë edhe atij për lëng portokalli, ngjashëm siç i foli dje edhe Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio”, ka shkruar fillimisht ajo.

Ajo në një shkrim në Facebook, ka treguar se Kurti është nisur për t’u takuar me Macronin pa e bërë të ditur fare para Kuvendit të Kosovës arsyejn e vizitës dhe temat e këtij takimi.

“Më duhet t’ua rikujtojë se është po i njëjti politikan dhe po e njëjta parti që kanë kritikuar qeveritë e më parshme për mungesë të transparencës, derisa tani që kanë ardhur në pushtet i kanë harru kritikat e tyre. Transparenca 0”, ka pohuar Krasniqi.

Exit mobile version