1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

A do t’i bashkohet PDK e Kadri Veselit LDK-së në qeveri?! Ky është qëndrimi i partisë së Isa Mustafës!

Lidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa ende nuk ka një qëndrim përfundimtar nëse Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti, do t’i bashkohet edhe PDK e Kadri Veselit.

Të konktakuar nga Gazeta Blic, zyrtar të kësaj partie kanë hezituar që të flasin.

“Nuk kemi kurrfarë qëndrimi. Nuk kemi bisedu për këtë”, ka thënë shkurt për Gazeta Blic, zyrtari i kësaj partie, Haki Rugova, i pyetur për raportimet e mediave për një koalicion të mundshëm LDK- PDK.

Në anën tjetër, deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli i cili njihet për qëndrimet ndryshe nga lidershipi i partisë, ka paralajmëruar sanksionim të atyre që do të lejonin të ndodhë ndonjë koalicion i mundshëm me PDK-në, shkruan Gazeta Blic.

Avdyli duke komentuar raportimet e mediave se nëse Presidentit Thaçi i konfirmohet aktakuza, atëherë PDK mund t’i bashkohet LDK-së në Qeveri, tha se kjo nënkupton shkelje e vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm.

Avdyli për Gazeta Blic tha se nëse shkelen këto vendime të KP-së së LDK, për vija të kuqe me PDK, duhet sanksionuar kushdo që e lejon një gjë të tillë, përfshirë Isa Mustafën.

“Në bazë të gjitha vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm, LDK ka vija të kuqe për koalicion me PDK. Nëse dikush mendon të lidh këtë koalicion duke shkelur vendimet e KP atëherë sikur në të kaluarën duhet sanksionuar me përjashtim kushdo qoftë ai kryetar apo funksion tjetër”, tha ai.

Sipas tij, edhe ndërrimi i tanishëm i vendimit të Këshillit të Përgjithshëm do ishte anakronik sepse votat janë marrë qe asesi nuk do bëhet koalicion me PDK-në.

Avdyli konsideron se politikisht korrekte do ishte nëse mirret vendim që të largohet vijat e kuqe për të gjitha partitë e të shkohet në zgjedhje pa vija të kuqe.

“Çdo keqpërdorim i besimit të qytetarëve gjatë rrugës duke premtuar diçka tjetër e duke vepruar diçka tjetër është manipulimi më i madh i besimit të tyre”, tha ai.

Pastaj, shton Avdyli mbeten vetëm dy mundësi ose shkarkimi i manipulatorëve të vullnetit të votuesve, bazuar edhe në vendimet e Këshillit të Përgjithsëm ose të shkelet me dy këmbët vullneti i organeve të partisë dhe te votuesit tonë deri në zgjedhjet e reja kur ky qytetar zor që do ua fal edhe njëherë këtë manipulim të besimit të tyre.

“Prandaj, vendimet e partisë nuk duhet të shkelen nga askush ose nëse shkelen duhet dënuar secilin që i shkel ato, e jo të veprohet në mënyrë selektive sipas intereseve të disa grupeve”, tha ai.

Gazeta Blic ditë më parë raportoi se po diskutohet mundësia e hyrjes së PDK-së në Qeverinë me LDK-në, AAK-në e Nismën.

Burime te Gazeta Blic thonë se nëse konfirmohet aktakuza ndaj presidentit Thaçi, atëherë kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt mund t’i ofrohet posti i presidentit.Në atë situatë, PDK do të futet në qeveri, ku do ta marrë postin e zëvendeskryeminstrit të parë.

Për këtë post, po përmendet emri i Enver Hoxhajt, i cili do të jetë bashkëkryesues i bisedimeve së bashku me kryeministrit Avdullah Hoti.Ne këtë rast, sipas burimeve të Gazeta Blic, PDK pos zëvendëskryeministrit të parë do t’i marrë të paktën edhe 5 ministri, ku secila nga tri partitë LDK, AAK e Nisma do të heqin dorë nga disa ministri.

Ditë më parë, edhe vetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Debat Plus, kishte folur për mundësinë që në qeverinë Hoti, të përfshihet edhe Partia Demokratike e Kosovës.Kishte thënë se nëse konfirmohen aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit dhe nëse PDK dëshiron ta japë kontributin e saj, atëherë mund të ketë bashkëpunim mes tyre.

“Jetëgjatësia e kësaj qeveria varet edhe nga mandati i presidentit. Nëse ka befasi dhe konfirmohen aktakuzat neve na duhet kuorumi për ta zgjedhur presidentin. Një qeveri më e madhe me më shumë votë shqiptare është në interes të Kosovës. Nëse PDK dëshiron të japë kontributin e vet mund të bashkëpunojmë”.

I pari i AAK-së thotë se çështja e presidentit ndikon direkt në formulat e ardhshme qeverisëse.“Nuk është lehtë të bëhen 2/3 e kuorumit. Nuk besoj se në këtë kohë krizash duhet të mbyllen dyert edhe për Vetëvendosjen. Duhet të gjendet një formulë për qeveri gjithë nacionale. Edhe dialogu është shumë i rëndësishme”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër, presidenti Thaçi, të premtën në mbrëmje do të arrijë në Kosovë.Ai për katër ditë rresht, është intervistuar nga ana e Prokurorit të Specializuar, pranë Gjykatës Speciale.

Të enjtën në mbrëmje, teksa e përfundoi intervistimin katër ditor, presidenti Thaçi deklaroi, se nëse Gjykata Speciale punon me drejtësi, atëherë ai është i pafajshëm, duke shtuar se kurrë në jetën e tij nuk e ka kryer asnjë krim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img