0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

A do të zëvendësohet ndonjëherë Dr.Flori në West Side Family? Flasin Landi dhe Miri!

 

“West Side Family” janë kthyer fuqishëm me :hitin e tyre “Beso”.

Të ftuar sot në programin “Pasditja Ime” të Eraldo Rexhos, ata kanë folur rreth projekteve të tyre të reja që mesa duket në 2018-tën pritet të jenë të shumta.

Të pyetur nga gazetari Rexho nëse do ta shtojnë grupin e tyre, Landi Hysi ka thënë:
“West Side Family kanë funksionuar në fillim me Florin dhe Mirin e më pas u bashkova unë.

Kemi qenë karaktere të ndryshme si në skenë ashtu edhe në jetë. Ne nuk do ta shtojmë grupin, thjesht do të punojmë me vëllanë e Dr.Florit, Albanin i cili është i karikuar këto kohë për të bërë muzikë shumë të mirë”.

Nga ana tjetër ata kanë rrëfyer se do të kenë gjithashtu edhe bashkëpunime me artista të tjerë, duke veçuar këtu Aurela Gaçen që siç e theksoi edhe Miri me të kanë  një bashkëpunim të përhershëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img