8.8 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

A do të shkojnë bashkë AAK dhe Nisma edhe në zgjedhjet lokale?

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë një koalicion në nivel qendror dhe kjo gjë është bërë tashmë publike disa herë nga këto dy parti.

Por, këto dy parti nuk dihet nëse do të shkojnë bashkë edhe në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Të kontaktuar nga Indeksonline, zyrtar të këtyre partive kanë thënë se tani për tani nuk kanë vendim, dhe se vendimin mund ta marrin degët veç e veç.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka theksuar se ende nuk është vendosur një gjë e tillë.

“Nuk kemi vendosur ende, por kjo varet nga përcaktimi i degëve veç e veç”, ka thënë Nitaj.

E, Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka theksuar se janë të gatshëm për të vazhduar një koalicion të tillë, nëse vendoset nga kryesuesit e degëve.

“Së pari Nisma për Kosovën në zgjedhjet e ardhshme komunale për asamblenë komunale do të garojë në të gjitha komunat. Sa i përket kandidaturës për kryetar të komunës, vendimi do të merret në bashkëpunim me kryesitë e degëve”, ka përfunduar Sherifi.

Koalicioni AAK dhe Nisma është nënshkruar nga liderët e këtyre dy partive. Këto dy parti kanë shprehur interesim qe koalicionin parazgjedhor në nivel nacional ta zgjerojnë edhe me parti tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img