3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

A do të shkojë në burg dhe a mund të kandidojë më për President? Ja çfarë pritet të ndodhë me Trump

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është arrestuar dhe pritet që të akuzohet në lidhje me pagesën që i ka bërë pornostares Stormy Daniels për të blerë heshtjen e saj në lidhje me lidhjen që kanë pasur.

Njeriu që kaloi 4 vite në Shtëpinë e Bardhë u dërgua para gjykatës ditën e martë, në një kohë që po bën fushatë për t’u rizgjedhur President në zgjedhjet e vitit 2024.

Stormy Daniels tha se ka pasur lidhje me Donald Trump në vitin 2006, gjë të cilën Trump e ka mohuar gjithmonë. Në vitin 2016 ajo i tregoi mediave atë që kishte ndodhur. Avokati i Donald Trump, Michael Cohen, i dha 130 000 dollarë Danielsit që të mos fliste më. Kjo gjë nuk është e paligjshme, por ajo që futi në telashe Trumpin është se pagesa e Cohen është regjistruar në llogarinë e tij, duke u akuzuar se ka falsifikuar të dhënat e biznesit duke thënë se ishte një pagesë për shpenzime ligjore. Duke qenë se pagesa u bë në prag të zgjedhjeve, mund të cenojë edhe ligjet rreth pagesave që ndihmojnë fushatën elektorale.

A do të shkojë në burg Donald Trump?

Përfundimi më i mundshëm i këtij procesi gjyqësor është një gjobë, por ka edhe një mundësi që Donald Trump të përfundojë në burg. Maksimumi i dënimit për Donald Trump është 4 vite burg, nëse konsiderohet vepër penale.

A mund të kandidojë Trump për President?

Nuk ka asgjë në Kushtetutën amerikane që të pengojë Donald Trump për të vijuar fushatën e tij elektorale. Edhe nëse burgoset, në teori mund të kandidojë për President dhe të fitojë zgjedhjet. Në praktikë, një proces gjyqësor i gjatë do ta pengonte në fushatën e tij dhe në programimin e mitingjeve.

Trump dyshohet të ketë paguar për të minuar fushatën e 2016-ës

Seanca e sotme, sipas CNN, zgjati 57 minuta ndërsa seanca e radhës do të jetë më 4 dhjetor në New York.

Ndërkohë, mediat në vend janë duke publikuar detaje nga aktakuza e cila u bë publike vetëm pak çaste pas përfundimit të seancës.

Ndër të tjera, raportohet se Trump akuzohet të jetë përfshirë në “konspiracion të paligjshëm” për të minuar integritetin e zgjedhjeve të 2016-ës. Prokurorët ngrënë dyshime se ish-presidenti ishte pjesë e një plani për të “zhdukur nga qarkullimi”, informacion negative, duke përfshirë këtu edhe bërjen e një pagese të paligjshme prej 130,000 dollarësh, për të penguar daljen e informacionit që mund të dëmtonte fushatën e tij presidenciale.

Po ashtu, në aktakuzë pretendohet se arsyeja që ai falsifikoi të dhënat rreth biznesit ishte pjesërisht për të “promovuar kandidaturën e tij”.

Kjo është hera e parë që Trump dhe avokatët e tij mund të shqyrtojnë plotësisht shkallën e akuzave kundër tij dhe çfarë duhet të provojnë prokurorët në gjyq.

Akuzat penale rrjedhin nga hetimi i Prokurorit të Manhatanit, Alvin Bragg. Trump i mohon të gjitha akuzat ndërsa avokatët e tij janë zotuar që do të luftojnë për të hedhur poshtë akuzat.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img