0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

A do të rriten çmimet në Kosovë pas bllokimit të mallrave serbe? Flet Safet Gërxhaliu

Vetëm pak orë pas arrestimit të tre policëve kufitarë në veri, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndalojë hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.

Ish kryetari i Odës ekonomike të Kosovës dhe njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu ka thënë për “Indeksonline”, se situata e krijuar së fundi  është shqetësuese dhe se kjo që po ndodh do të kenë konsekuenca në aspektin ekonomik, politik dhe integrues. Ndërsa thotë se ndalimi i hyrjes së mallrave nga Serbia në Kosovë, do të jetë një goditje për bizneset e po ashtu dhe qytetarët, në këtë kohë të inflacionit krizës dhe varfërisë.

”  Aktualiteti politik mes Kosovës dhe Serbisë si dhe kjo që po ndodh në kufi bllokimi i hyrjes së mallrave nga Serbia  si masë ndëshkuese për Serbinë,  do të jetë një goditje për bizneset, sepse paraprakisht kanë paguar mallra. Ky dëm që do t’i shkaktohet bizneseve do ta kompensoj qytetari në këtë kohë të inflacionit,  krizës dhe varfërisë “, tha ai.

Gërxhaliu po ashtu pohoi se këto mallra që janë ndaluar nuk janë vetëm mallra nga Serbia por janë dhe mallra nga vende tjera, të cilat përmes Serbisë hyjnë në Kosovë dhe se e gjithë kjo do të ndikojë në ngritjen e kostos.

“Të gjitha këto po ndodhin në kohen kur pritet ta kemi fluksin më të madh të diasporës. Po ndodhin në kohën kur biznesi ka filluar të rimëkëmbët nga pandemia COVID- 19. Dhe defintivisht situata aktuale e krijuar, mbyllja e kufirit, do t’i ketë efektet e veta. Në radhë të parë duhet të kuptohet se gjithë ato mallra që janë të bllokuara në kufi janë të paguara paraprakisht. Në rend të dytë në ato maune, nuk janë vetëm mallra nga Serbia, janë mallra nga vendet e rajonit që kalojnë përmes Serbisë dhe Evropës që hyjnë në Kosovë. Me shqetësuese është fakti që kjo do të ndikojë në ngritjen e kostos. Do të jetë një disbalanc midis ofertës dhe kërkesës. E në anën tjetër çdo dëm i biznesit paguhet nga konsumatorët nga qytetarët e Kosovës”, tha ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img