Politikani i komunitetit egjiptian, Veton Berisha dhe ai i komunitetit rom, Albert Kinolli po pretendojnë se mandatet e tyre janë marrë nga disa shkelje të mëdha në zgjedhjet e fundi të përgjithshme. Sipas tyre, Iniciativa Rome ka arritur t’ua zë vendin në Kuvend me ndihmë të votave të serbëve të instruktuar nga Lista Serbe. Rasti është duke u trajtuar në Gjykatën Kushtetuese.
Ky proces gjyqësor u raportua se mund ta rrëzojë presidenten Vjosa Osmani nga pozita e shefes së shtetit.
Por kështu nuk mendon gazetari Berat Buzhala.
Përmes një statusi në Facebook, Buzhala tha se nuk do të rrëzohet Presidentja e as të të bie Qeveria.
“Nuk rrezohet Presidentja. Nuk bjen qeveria”, shkruan Buzhala.
Ndryshe, lajmi i publikuar nga “Gazeta 10” ku thuhej se një vendim që pritet të merret nga Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë presidenten Vjosa Osmani nga pushteti./PrishtinaPress/