Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se është “shumë herët” për të marrë vendimin nëse ai do të kandidojë përsëri në vitin 2024.
79-vjeçari ka lënë të hapur mundësinë e mos kandidimit për një mandat tjetër, shkruan CNN.
“Shikoni, qëllimi im, siç thashë në fillim, është që të kandidojë sërish. Por është vetëm një qëllim. Por a do të kandidojë përsëri? Kjo mbetet për t’u parë”, u shpreh ai.
Biden ka thënë vazhdimisht se ai është një “respektues i madh i fatit” dhe se ngjarje të caktuara mund të ndikojnë në vendimmarrjen e tij, transmeton euronews.al.
Këshilltarët e Biden presin që ai të diskutojë me familjen e tij gjatë festave të Falënderimeve dhe Krishtlindjeve dhe shpresojnë se ai do të japë vendimin në fillim të vitit të ri.
Megjithatë, kanë lindur dyshime për rikandidimin e tij, pasi vatë Biden ka pranuar më parë publikisht se është i pavendosur./Prishtinapress/