4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

A do të realizohet buxheti dy miliardësh?

Dy miliardë euro pritet të jetë buxheti i Kosovës për vitin 2017, apo rreh 320 milionë euro më i lartë se buxheti i këtij viti.
Gjatë prezantimit të Kornizës së përgjithshme të buxhetit për vitin e ardhshëm, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka treguar se rritja kaq e madhe e Buxhetit shkon kryesisht për investime kapitale, deri në 51 për qind, dhe jo për shpenzime koherente ose për shpenzime të tjera.
Buxheti i shtetit për vitin 2017, ka thënë Hoti, është buxhet i realizueshëm, i qëndrueshëm, i cili ruan stabilitetin fiskal.

Ndërkaq, ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, japin vlerësime të ndryshme rreth qëndrueshmërisë së buxhetit, por pranojnë se vlera prej dy miliardë eurosh është premtuese për një përmirësim të mundshëm të zhvillimit ekonomik.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se nëse do të ketë një përfshirje të të gjitha institucioneve relevante dhe sundim të rendit dhe ligjit, shifra prej dy miliardë eurosh do të arrihet e edhe do të tejkalohet. Por, për gjithë këtë, Gërxhaliu ka thënë se nevojitet disiplinë financiare, ndalje të tenderomanisë masive dhe mbi të gjitha luftë kundër ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal.
Në anën tjetër, drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi, ka thënë se Ministria e Financave nuk ka dhënë shumë detaje rreth buxhetit. Por, megjithatë, sipas tij, shifrat e përmendura janë ambicioze. Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, ka deklaruar Rexhepi, përmban premisa zhvillimore dhe minimizim të ndikimit të skemave sociale. Kurse, shprehet me rezerva se vlera e buxhetit mund të ndikojë në rritje të qëndrueshme ekonomike dhe të krijojë vende të reja të punës.
Korniza e buxhetit për vitin 2017 është e balancuar, ka thënë Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike. Ai konsideron se me vetë faktin se ka rritje të vlerës për investime kapitale, mund të ketë edhe gjenerim të vendeve të reja të punës.

Ndryshe, gjatë diskutimit publik me palët e interesit, që ka ndodhur për herë të parë gjatë planifikimit të buxhetit në Kosovë, është thënë se përparësi do të jetë financimi dhe përkrahja për sektorët e sigurisë, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit dhe përmirësimi i mjedisit afarist.
Përderisa buxheti për vitin e ardhshëm vlerësohet të arrijë në dy miliardë euro, buxheti për këtë vit ka qenë 1.680 miliardë euro. Nga kjo vlerë, 463 milionë euro të buxhetit ishin paraparë të investohen në projekte kapitale. /REL/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img