1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

A do të ndryshojë ora policore dhe masat, Hoti paralajmëron mbledhje në fundjavë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se në fund të kësaj jave do të diskutojnë rreth masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Hoti në Pressing të T7 tha se këto masa kanë qenë adekuate dhe duhet të mbesin në fuqi edhe për një kohë por shtoi se në fund të kësaj jave do t’i analizojnë dhe do t’i marrin masat e nevojshme.

“Tash ne i kemi vendosur një listë të masave në bazë të disa kritereve nga IKSHPK-ja duke ndjekur protokollet e OBSH-së. Formula që kemi zhvilluar është mjaft adekuate për t’i klasifikuar komunat. Unë besoj që këto masa kanë bërë që të ndalohet rritja eksponencila e numrit të rasteve të reja. Javën e fundit kemi pasur një stabilizim të rritjes. Numri i rasteve fatale fatkëqësisht është i lartë por këto masa e kanë ndaluar rritjen e rasteve të reja. Në fund të kësaj jave do t’i analizojmë këto masa dhe do të sillemi në përputhje me situatën”, tha Hoti.

‘Masat varen nga numri i të infektuarve. Këto masa kanë qenë adekuate dhe nënkupton që duhet të mbesin në fuqi edhe për një kohë deri sa të fillojë të bie numri i të infektuarve, por do të shohim në fund të javës do t’i analizojmë dhe do t’i marrim masat e nevojshme”, shtoi Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img