Xhensila Myrtezaj dhe Klajdi Haruni kanë performuar sonte në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania.
Arbana Osmani i ka pyetur të dy artistët se a do ta pranojnë ftesën nëse iu vie një e tillë që të bëhen pjesë e BBA 3.
Xhensila u përgjigj se nuk e lë vajza e saj Ajka.
“Po ku me lë radhë mua Ajka moj Arbana. Tani e kam aty mbrapa po më shikon mua, e le të futesha aty në shtëpi.” theksoi Xhensila