Site icon PrishtinaPress

A do të luajë një ditë Messi për Barcelonën? Përgjigjet Laporta!

Lionel Messi do të zyrtarizohet të dielën si futbollist i ri i Inter Miamit, ndërsa do ta bëjë debutimin me ekipin e ri më 21 korrik.

Ylli argjentinas ishte afër rikthimit në Barcelonë gjatë kësaj vere pasi u nda me Paris Saint-Germainin, por në fund ai ndërroi mendje dhe vitet e fundit do t’i kalojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, a ka mundësi që 36 vjeçari të luajë përsëri në Barcelonë?

Presidenti i klubit, Joan Laporta i është përgjigjur kështu pyetjes së mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”.

“Është më e vështirë tani, kështu që duhet ta pyesni Leon. Ne të gjithë donim që kjo të ndodhte, por nuk ishte e mundshme”, deklaroi fillimisht kreu i klubit katalunas.

“Ai do të jetë gjithmonë në top-formë, por nuk mund të rrezikoj dhe të ekspozohem duke thënë se ai do të luajë për Barcelonën përsëri”, përfundoi Laporta.

Exit mobile version