Site icon PrishtinaPress

A do të largohet nga Rizespori? Ujkani flet për të ardhmen

Samir Ujkani, i ftuar në emisionin “Favorit” në T7 ka folur për të ardhmen e tij dhe për mundësinë e qëndrimit apo jo në Rizespor për sezonin e ardhshëm

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, në emisionin “Favorit” në T7, përcjell Gazeta Express, ka folur për të ardhmen e tij.

Vushtrriasi nuk ka qenë pjesë e ekipit të parë të Rizesporit qe një kohë, por kjo nuk nënkupton se ai do të largohet prej atje.

Rizespori e ka ndërruar trajnerin dhe tash mund të hapen mundësi të reja për portierin kosovar.

“Unë kam kontratë edhe dy vjet me Rizesporin. Mendoj ta respektoj kontratën, por nuk i dihet se çka mund të ndodh gjatë verës”, deklaroi Ujkani, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kishte kaluar në Itali.

Exit mobile version