Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se shtyrja e vendimit për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, është pengmarrje .
Ajo ka fajësuar autoritetet kosovare që, siç tha ajo, nuk kanë bërë asgjë për Haradinajn.
Deputetja Haxhiu është shprehur e bindur se marrëveshja për Demarkacionin nuk do të kalojë, edhe nëse për këtë marrëveshje do të votojnë deputetët e Listës Serbe.
Por, nuk ka bërë të qartë se a do t’i kthehen Kuvendit, në rast se vjen kjo marrëveshje për ratifikim gjatë periudhës sa ata kanë vendosur të bojkotojnë Kuvendin.