Site icon PrishtinaPress

A do të ketë masa të reja në fund të kësaj jave? Flet Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se masat e marra për tu mbrojtur nga virusi Covid-19, do të vazhdojnë të jenë në fuqi edhe ditëve në vijim.

Ai ka thënë se nëse gjendja me pandeminë vazhdon të jetë e njëjtë, nuk do të ketë nevojë për masa tjera shtesë, por do të vazhdojnë të zbatohen masat e njëjta.

“Zonat në të kuqen janë zgjeruar në javën e kaluar. Deri tani kemi pasur 19 komuna në të kuqen, nëse kjo pasqyrë është edhe sot, nuk ka nevojë për masa të reja, ne do të vazhdojmë njëjtë”, ka thënë ai.

Zemaj është shprehur se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do ta njoftoj sot për gjendjen me pandeminë në komunat tjera, dhe do të vendoset nëse edhe komunat tjera do të futen në listën e kuqe.

“Kemi një stabilitet të lehtë por me një rritje të numrit të rasteve të infeksionit, dhe fatkeqësisht edhe me raste të vdekjes. Sot është dita kur IKSHPK e sjell hartën e re në bazë të kalkulimeve javore që bëjnë, dhe në pasdite do të ulemi dhe të  diskutojmë”, ka thënë ai në emision radar.

Ai tha tutje se si Ministri e Shëndetësisë, kanë krijuar kushte e infrastrukturë për tu përballur me këtë virus.

Zemaj ka theksuar se do të insistojnë ta mbajnë këtë gjendje me pandeminë, duke u zbatuar sa më shumë masat, në mënyrë që mos të mbyllet vendi.

Exit mobile version