Forcat ajrore të Turqisë të dielën raportuan të kenë rrëzuar në tokë një dron të paidentifikuar në kufirin e saj me Sirinë.
Advertisement
Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja pasi dyshohet se shkeli hapësirën ajrore turke gjashtë herë, tha ministria e mbrojtjes.
Sipas raportimeve, mjeti ajror pa pilot (UAV) arriti në perëndim të qytetit kufitar Kilis, në Turqinë juglindore, rreth 70 kilometra (43 milje) në veri të Alepos në Siri.
Pas kësaj, bëhet e ditur se dy aeroplanë luftarakë F-16 u ngritën nga baza ushtarake turke Incirlik të cilët më pas rrëzuan dronin.
“Rrënoja e dronit u gjet në bazën e Cildiroba” nga autoritetet turke në provincën Kilis afër kufirit sirian, tha ministria, duke shfaqur edhe fotografitë e dronit të rrëzuar.
Origjina e dronit nuk është përcaktuar, shtoi ministria.
PostAdss