Gjatë ditës së sotme në medie është raportuar se LDK-ja mund të ketë ushtrues detyre të kryetarit gjatë kohës kur Isa Mustafa po qëndron në Gjermani për shërim. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri e ka sqaruar këtë situatë për Indeksonline duke mohuar gjithçka.
Njëri nga kompetentët më serioz të partisë në këto momente ka thënë se statuti i partisë e specifikon këtë gjë dhe se LDK-ja po ecën shumë mirë pasi që në këtë situatë liderin e zëvëndësojnë nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm.
“LDK ka Kryetarin e Partisë, tre nenkryetar, sekretarin e përgjithshëm. Këta janë 5 zyrtarët më të lartë të saj. Në mungese të kryetarit për arsye te ndryshme, atë e zëvendsojnë nenkryetarët, sekretari i përgjithshëm dhe anëtarët e kryesisë me autorizim të Kryetarit(Neni 6.2 i Statutit të LDK-së).
Poashtu, neni 31.2 flet per këtë çështje (punën e kryesisë e drejton kryetari, në mungesë të tij, e zëvendsojnë nënkryetarët dhe sekretari i sërgjithshëm). As nuk e kemi biseduar, as nuk e shoh aspak të nevojshme të shtrohet çështja se kush e zëvendëson kryetarin kur kjo çështje është e përcaktuar me statut.
Poashtu është e pamoralshme, e papranueshme dhe e panevojshme të flasim se kush do të zevendsoj kryetarin , se a do të mbahen zgjedhje të parakohshme në LDK (të rregulltat janë vitin e ardhshem) kur kryetari është në rehabilitim shëndetësor.
Të gjitha forumet, strukturat janë duke funksionuar pa problem. Këtë e them me kompetencë sepse jam me statut i obliguar dhe kompetent të kujdesem dhe përcjell zbatimin e vendimeve dhe funksionimin e forumeve të partisë.(neni 35 i Statutit). Mendoj që lajmet e tilla jan mē shumē për konsum ditor,ne presim tē kthehet kryetari Mustafa ndërsa deri atëherë partia do të funksionoj ashtu siç e përcakton dokumenti ynë më i lartë juridik-Statuti” ka thënë Ismet Beqiri.