Site icon PrishtinaPress

A do të jetë Xherdan Shaqiri i gatshëm ndaj Serbisë? Kështu përgjigjet trajneri i Zvicrës

08.11.2021; Lugano; Fussball Nationalmannschaft - Fussball WM Qualifikation; Trainer Murat Yakin mit Xherdan Shaqiri (SUI) (Toto Marti/Blick/freshfocus) --------------------------------------------------------------------- ACHTUNG REDAKTIONEN: KEINE ABONNEMENTS, ES GELTEN DIE PREISEMPFEHLUNGEN DES SAB - MANDATORY CREDIT, EDITORIAL USE ONLY, NO SALES, NO ARCHIVES ---------------------------------------------------------------------

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Murat Yakin ka konfirmuar se lojtari shqiptar, Xherdan Shaqiri është i gatshëm për ndeshjen e të premtës kundër Serbisë në takimin vendimtar në Kupën e Botës.

Serbia dhe Zvicra do të përballen në rrethin e fundit të Grupit G dhe fitorja është jetike për dy skuadrat për kualifikim tutje.

Yakin në konferencën e mbajtur sot për media pohoi se Shaqiri është i gatshëm të luajë kundër Serbisë.

“Shaqiri dhe Okafor janë gati të luajnë nesër. Yann Sommer dhe Nico Elvedi janë të ftohur, por të dy do të jenë në formë nesër”, tha Yakin në konferencë, njofton .

Xherdan Shaqiri asistoi në golin e fitores për Zvicrën në takimin kundër Kamerunit 1:0./Prishtinapress/

Exit mobile version