Site icon PrishtinaPress

A do të jetë Jonida moderatore e BB VIP Kosova edhe në edicionin e dytë?

Big Brother VIP Kosova ka disa javë që ka mbaruar duke e shpallur Stresin fitues të këtij edicioni.

Moderatorja e emisioni ishte, Jonida Vokshi, e cila tha se ishte një nga eksperiencat më të mira të saj.

Së fundi ajo është pyetur nga ndjekësit nëse do të moderojë edhe edicionin e dyte.

Ajo ka shkruar se do të prezantonte me kënaqësi por me një përgjigje mjaftë dyshuese.

“Shihemi së shpejti besoj”, ka shkruar Vokshi duke mos e dhënë të sigurt përgjigjen e saj por mbetet të shihet./PrishtinaPress/

Exit mobile version