-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

A do të jetë i mundur liberalizimi i vizave në vitin 2018?

Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Evropë, dhe qytetarët e saj edhe në vitin 2018 për të lëvizur drejt vendeve të Bashkimit Evropian duhet të përballen me kompletimin e shumë dokumenteve e pritjeve të gjata për marrje të vizës.

Përkundër që është premtuar që sa kohë që vizat do të hiqen shumë shpejt një gjë e tillë ende nuk po ndodh.

Kjo, pasi që, kriteret si Ratifikimi i Demarkacionit dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar  të cilat po konsiderohen si më të rëndësishmet për heqjen e vizave ende nuk janë përmbushur.

Përderisa, është premtuar se  Demarkacioni do dërgohet në fillim të vitit në Kuvend, Kosova nuk i ka punët mirë me kriterin e dytë.

Kështu ka deklaruar vet kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili gjatë  konferencës së fund vitit të Këshillit Prokurorial ka thënë se në vitin që lamë pas nuk ka pasur rezultate të kënaqshme sa i përket korrupsionit.

“S’kemi rezultat të kënaqshëm në luftimin e korrupsionit. Në krahasim me lëndët e tjera, si kemi pas punët mirë me lëndët e korrupsionit”, ka thënë kryeprokurori Lumezi gjatë kësaj konference.

Megjithatë, në anën tjetër, kryeministri i vendit ka deklaruar se gjatë vitit 2018 do bëhet liberalizimi i vizave, duke e dhënë muajin mars, si afatin më të largët kohor.

Megjithatë, njohësit e çështjeve Evropiane thonë se duhet bërë një punë e madhe që të mund të lëvizim lirshëm.

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Afrim Hoti, gjatë një prononcim për Indeksonline ka thënë se deri më tani Kosovë nuk ka pasur ndonjë suksese evident, sidomos në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Arsyet janë të dyanshme; Vendorët duhet të kuptojnë se liberalizimi i vizave dhe secila fazë e integrimit në BE matet me suksese të prekshme siç janë lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të tjera, dhe jo me deklarata politike krejtësisht boshe. Deri më tani fatkeqësisht nuk kemi pasur ndonjë sukses evident, në veçanti në temat e ndjeshme për të cilën Evropianët janë shumë të interesuar siç është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni”, ka thënë Hoti.

Nëse do lëvizet lirshëm ose jo në 2018-ën, sipas Hotit krejt kjo do varet nga vullneti politik, duke shtuar se ata duhet t’i lënë inatet personale dhe të fokusohen në plotësimin e kritereve.

“Çështja e Demarkacionit është tashmë, me të drejtë apo pa të drejtë, parakusht i parakushteve për liberalizimin. Se a do të lëvizim lirshëm në vitin 2018 varet nga vullneti politik i liderëve institucional që të lënë mënjanë ndasitë dhe divergjencat puro politike dhe t’i rreken seriozisht plotësimit të agjendës evropiane, pavarësisht dhembjeve që do i shkaktojë ky proces. Padyshim, që pjesë të përgjegjësisë në mungesën e liberalizimit ka edhe BE-ja si rezultat I mungesës së një pozite të qartë dhe unifikuese kundrejt Kosovës”, ka shtuar më tej ai.

Ndërsa, njohësi i së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku në një deklaratë për Indeksonline ka sqaruar për Indeksonline ecurinë e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës.

Sipas tij, gjithcka cka lidhet me raportet Kosovë-Bashkimi Evropian është e paparashikueshme derisa pesë njohje mungojnë nga ana e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Është jokorrekte të flasim për afate kohore, për shkak se sa i përket vendimit final, nuk merret në Parlamentin Evropian, as në Komisionin Evropian por merret me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe nevojitet të ketë konfiguracionin e ministrave të brendshëm. Mënyra se si merret vendimi final është sipas një sistemi të votimit që quhet shumica e kualifikuara. Që do të thotë se këto 55% i përfaqësojnë 65% të popullsisë së BE-së, prandaj ka mundësi të votohet pro”, ka thënë Mazreku.

Ndërsa, sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas tij, ato nuk duhet parë vetëm si kritere për liberalizim të vizave. Mazreku thotë se plotësimi i tyre do të konsistonte në stabilizimin e ekonomik, politik dhe juridik të shtetit.

Në këtë mënyrë, do favorizohej edhe pozicioni i Kosovës dhe do ishin më ndryshe edhe raportet Kosovë-BE.

“Edhe sikur të mos ekzistonte fare procesi mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, rregullimi i raporteve ndër-fqinjësore janë elemente që e stabilizojnë shtetin. Përderisa ka luftë joefektive  kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, rrjedhimisht nuk do kemi investime të jashtme. Nëse në një vend këto kritere janë të përmbushura, atëherë ai vend shndërrohet në një vend atraktiv për investime të jashtme dhe kjo çon drejt zhvillimit të vendit. Prandaj nuk duhet të mendohet se këto kritere duhet të mbushen pse i kërkon Bashkimi Evropian, por këto kritere duhet të përmbushen për interes të shtetit. Prandaj, unë jam pro përmbushjeve të këtyre kritereve dhe Kosova duhet të punojë efektivisht në këtë drejtim. Po ashtu përmbushja e kritereve e favorizon pozicionin e Kosovës. Nuk është raporti i Kosovës me BE-në sikur të mbushen kriteret apo si të mos përmbushen”, ka shtuar Mazreku.

Sipas tij, këto janë versionet më optimiste nëse pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën të përdorin një instrument që quhet “instrumenti i minorancës bllokues”. Kjo do të thotë se këto shtete mundet të bëhen bashkë dhe të bllokojnë edhe nëse vendimi është marrë për liberalizim të vizave. Këto katër shtete nuk përfaqësojnë 35 për qind të popullit të Bashkimit Evropian, por, ka shtete që e kanë njohur Kosovën por që nuk janë në favor të një vendimi pozitiv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img