0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

A do të hyjnë në grevë punëtorët e sektorit privat, flet kryetari i sindikatës

Paralajmërimet e një pako të re për përballje me inflacionin nuk po e kënaq sektorin privat. Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, thonë se kushtëzimi me pagesë të një pjese nga punëdhënësi është bërë për sy e faqe.

Ky kushtëzim, Jusuf Azemi nga kjo Sindikatë kërkon që të largohet dhe si i tillë të zëvendësohet me vetëm pagesë nga Qeveria.

Ai thotë se shpërndarja e këtyre mjeteve është i parealizueshëm. Ndoënse janë të pakënaqur ai tha se nuk do të hyjnë në grevë ngase siç thotë “nuk duam të gjuajmë benzinë në zjarr”.

“Ne kemi menduar se ky program është i parealizueshëm dhe i kemi dërguar shkresë kryeministrit dhe ministrit të Financave që ne jemi të gatshëm t’i pranojmë vetëm 50 euro e juaja pasi që pronarët e kompanive jemi të bindur se nuk do ta bëjnë këtë dhe nëse nuk e tërheqin kushtëzimin unë them që e kanë bërë qëllimisht që këto mjete të mos shpërndahen’.

“Sipas llogarisë që e kemi bërë ne për këtë ndarje që i kanë premtuar Qeveria e Kosovës i bie që duhet të ndahet për një muaj 10 milionë euro që do të thotë 30 milionë euro, por nëse nuk e heqin kushtëzimin e them me përgjegjësi se ato mjete t’i alokojnë diku tjetër pasi që pronarët nuk i obligon me asnjë vendim. Ne pranojmë që t’i marrim 50 euro, por kushtëzimi është i thirrur për dështim”.

“Ne do të presim, por përderisa punëtorët e sektorit publik janë në grevë nuk do ta bëjmë këtë, por mund të ndodhë që në këtë gjendje të nxehtë nuk duam të gjuajmë benzinë në zjarr”, tha Azemi, raporton EO.

Përmes pakos për përballje me inflacionin, Qeveria e Kosovës do të ndajë nga 50 euro shtesë për të punësuarit në sektorin publik deri në fund të këtij viti fiskal, nga 100 euro shtesë për pensionistët në muajin shtator, 100 euro shtesë për punonjësit e ndërmarrjeve publike, dyfishim të asistencës sociale për një muaj dhe nga 100 euro për studentët për muajin nëntor.

Po ashtu, nga shtatori pritet të subvencionohet energjia elektrike për të gjithë ata që kursejnë. Do të subvencionohet për muajt në të cilët qytetarët do të shpenzojnë më pak në raport me muajt e njëjtë të vitit të shkuar.

Sipas pakos, do të ketë mbështetje edhe të bizneseve që rrisin pagat e punëtorëve “duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”.

Vlera totale e pakos arrin në 150 milionë euro./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img