-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

A do të hiqet taksa? Kadri Veseli tregon se çfarë biseduan në takimin me ambasadorin amerikan

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli përmes një postimi në “Facebook” ka folur rreth takimit të sotëm me ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Temë diskutimi ishte heqja e taksës 100% për produktet serbe dhe ato të Bosnjës.

Postimi i plotë:

Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj sot patëm një takim tejet konstruktiv dhe diskutuam për sfidat që na presin gjatë këtij viti.

Ne do të punojmë bashkë që vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, të jenë në interes të qytetarëve tanë dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.

Kosova është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img