3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

A do të arrestohet Sali Berisha nga SPAK-u? – Artan Hoxha tregon për çka po hetohet lideri opozitar

Gazetari nga Shqipëria, Artan Hoxha, ka folur për ish-kryeministrin Sali Berisha, akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe hetimet që po zhvillohen nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

E arsyeja pse Berisha nuk mund të arrestohet sipas Hoxhës është për shkak të moshës, pasi legjislacioni thotë se pas moshës 75-vjeçare ka arrest shtëpiak nëse personi nuk përbën rrezik.

“Ky hetim ka nisur në vitin 2020 pas një kallëzimi që ka bërë ministri i brendshëm që është sot në Shqipëri Taulant Balla, vetëm më 2 tetor të këtij viti SPAK’u e regjistruar emrin e Sali Berishës nën hetim, më datën 16 tetor SPAK’u i është drejtuar për masë sigurie gjykatës dhe ka kërkuar masë sigurie, arrest me burg për dhëndrin e Sali Berishës dhe masën e sigurisë detyrim me paraqitej për Berishën dhe i ka marrë pasaportën, për ta penguar që të largohet nga Shqipëria”.

“Ky vendim e detyronte Berishën që në çdo të hënën e parë dhe të tretë të muajit në ora 10:00 të paraqitet duhet të paraqitet prnaë te oficeri policisë gjyqësore të SPAK. Pra Berisha e quajti këtë vendim anti-kushtetues, sepse tha që SPAK ta kërkotne këtë gjë duhet t’i kërkohej Kuvendit, ndërkohë me ndryshimet me ligj kjo masë që ka kërkuar SPAK mund ta anashkalojë Kuvendin”, ka thënë ai.

“Në këtë moment, SPAK vepron kështu nëse nuk paraqitet menjëherë kalon në një masë më të ashpër të sigurisë, arrest me burg ose shtëpiak, prokuroria jonë shkon me masën e arrestit me burg Por pse nuk mund të arrestohet sot me burg Sali Berisha. Sali Berisha nuk mund të dërgohet në burg sepse legjislacioni shqiptar ka parashikuar pas moshës 75-vjeç ti nuk mund të shkosh në arrest në burg nëse nuk përbën rrezik për jetën e dikujt”, ka deklaruar Hoxha në T7.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img