-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

A do ta votojë LDK ligjin për ushtrinë, të iniciuar nga presidenti Thaçi?

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka befasuar opinionin publik kur një ditë më parë ka paralajmëruar se brenda pak ditësh do ta procedoj për Kuvend projektligjin me të cilin vendi do të bëhet me ushtri.

Këtë iniciative e kanë përshëndetur edhe një pjesë e opozitës dhe PDK. Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, zyrtarisht ende nuk është deklaruar karshi këtij propozimi.

‘Indeksonline’, ka provuar të marrë qëndrimin e zyrtarëve të kësaj partie, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Ndërsa, tri javë më parë shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, në debatin për shndërrimin FSK-së në ushtri në Kuvendin e Kosovës, pati thënë se Kosova nuk e ka mbështetjen e miqve ndërkombëtarë për formimin e Ushtrisë

Beqiri ka thënë se ai dhe LDK do të jenë kundër formimit të Ushtrisë pa përkrahjen e miqve ndërkombëtarë, SHBA-së dhe NATO-s

“Asnjë votë timen nuk do të merr asnjë propozim që nuk e ka mbështetjen e NATO-s dhe Amerikës. Gjërat duhet të ua themi qytetarëve atë që po na thonë nëpër takime”, kishte deklaruara ndër të tjera Beqiri.

Se Kosova do të bëhet shpejt me ushtri e ka thënë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ky i fundit në Akademinë Përkujtimore të organizuar për nderë të familjes Jashari dhe të rënëve për liri ka thënë se është çështje ditësh kur vendi do të bëhet me ushtri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img