2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

A do ta pranojë Limaj ftesën e Molliqajt për protestë kundër Kurtit? – Flasin nga kjo parti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj u ka bërë kërkesë disa prej partive politike në vend që të iu bashkohen në protestën e së shtunës për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur në Ohër nga kryeministri, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ftesa i ka shkuar edhe kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Nga kjo parti janë deklaruar për Insajderin nëse do ta pranojnë ftesën e Molliqajt. “Këtë përgjigje do ta japim përmes një komunikate për shtyp, nesër e kemi mbledhjen e kryesisë dhe nesër e japim përgjigjen”, ka thënë Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate për Insajderin.

Përveç Limajt, ftesa si kopje fizike në zyre u ka shkuar edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe Valon Muratit nga Lëvizja për Bashkim.

Çka thuhet në ftesën e Molliqaj drejtuar krerëve të partive politike në vend?

“Duke parë kundërshtimin tuaj në kuadër të diskutimeve parlamentare, dhe deklarimin e 75% të qytetarëve të anketuar në hulumtimin e fundit kundër themelimit të Asociacionit, ju ftoj të na bashkoheni në protestë të shtunën me 25 mars në orën 14:00”, thuhet në ftesë përcjell Insajderi.

“Ne jemi të bindur që marrëveshja e Ohrit është e dëmshme për Kosovën, po aq sa jemi të bindur që kjo qeveri nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Mashtrimi dhe dëmi nga kjo marrëveshje janë të rrezikshëm për demokracinë e vendit. Andaj, është e domosdoshme që opozita e vendit të jetë e bashkuar në kundërshtim, pavarësisht dallimeve në çështjet tjera. Marrëveshja tashmë e dakorduar në mes të Kurtit dhe Vuçiqit është dëm i përhershëm për shtetësinë dhe karakterin e saj unitar”

“Dobësimi i kufirit me Serbinë, heqja dorë nga njohja reciproke ndërmjet dy vendeve dhe pranimi i Asociacionit janë probleme me të cilat do të përballen gjeneratat e ardhshme nëse sot nuk i kundërshtojmë fuqishëm. Këto vendime të dëmshme kanë opozitë në këtë vend. Prandaj ju ftojmë që të na bashkoheni”, thuhet në ftesën e PSD-së drejtuar krerëve të partive.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje edhe nga PDK, LDK e Lidhja për Bashkim për të parë nëse do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së Molliqajt, por të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Se përgjigje nuk kanë pranuar ende për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img