-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

A do ta përkrahin ndërkombëtarët shndërrimin e FSK-së në Ushtri?

Bislim Zyrapi, Këshilltari për Siguri i Presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se ata e kanë mbështetjen për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Sa i përket mbështetjes, kjo ekziston, iniciativa nuk është e sotme, është edhe e mëhershme”.

“Presidenti ka punuar me diplomacinë dhe politikën e brendshme, ka mbështetjen për transformimin e FSK-së në Ushtri”.

Zyrapi këto komente i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Është iniciativë e përbashkët, është tentuar të shkohet me variantin A, që ishte ndryshimi i Kushtetutës dhe kjo nuk u bë derisa kjo tani është varianti B”.

“Ky variant ka ardhur pas refuzimit të Listës Srpska”.

“Formimi i Ushtrisë është në interes të të gjithë qytetarëve dhe partive politike, gjatë bisedave që ka pasur presidenti me akterët e ndryshëm politikë ka gjetur mbështetje”.

“Ushtria  ose FSK do të jetë multi-etnike, do të mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve, andaj nuk ka arsye që të frikësohet as komuniteti serb që jeton në Kosovë, e as fqinjët që mund të kenë frikë se Ushtria e Kosovës mund të sjellë de-stabilitet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img