Site icon PrishtinaPress

A do ta ndryshojë India qëndrimin për pavarësinë e Kosovës? Flasin nga New Delhi

Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë ka thënë se pozicioni i shtetit të tyre për pavarësinë e Republikës së Kosovës është i njohur dhe që s’ka asnjë ndryshim rreth kësaj çështjeje.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i MPJ-së së Indisë, Arindam Bagchi, në një përgjigje ndaj mediave rreth hapjes së Zyrës Ekonomikë Indi-Kosovë në New Delhi, raporton “All India Radio News”.

India vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës./Prishtinapress/

Exit mobile version