0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

A do ta merr mandatin Zaevi nëse Gruevski dështon të formojë qeveri? (Video)

Ekspertët vlerësojnë se nëse mandatari Gruevski dështon të formojë qeverinë, presidenti Gjorge Ivanov obligohet që mandatin për Qeverina t’ia dorëzojë liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Profesopri Temellko Ristevski thotë se një gjë e tillë e rregullon Kushtetuta.

”Nëse e marrim parasysh Nenin 2 dhe paragrafin 2 të Kushtetutës duhet para së gjithash të vlerësohet dëshira e shumicës. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë votuan për ndryshime dhe ata janë kundër dhënies së mandatit për VMRO – DPMNE-në dhe koalicionit të saj. Nëse dihet kjo, mendoj, nëse Gruevski nuk arrin të formoj Qeveri, atëherë qeverinë duhet ta formojë lideri i opozitës Zoran Zaev” – tha për Alsat-M, profesori Temelko Risteski.

Në rast të dështimit që OBRM-PDUKM-ja të formojë Qeveri, dhe kryetari i shtetit përsëri mandatin ia jep kësaj partie, atëherë sipas ish-deputetit Esad Rahiq, në Maqedoni mund të ketë eskalim të situatës politike.

”Ka spekulime se dikush tjetër nga OBRM-PDUKM-ja mund të jetë kryeministër, dhe në këtë rast janë dy skenarë të mundshme: e para është që Gruevski të qëndrojë në qeveri, politika e tij do të vazhdoj dhe qytetarët nuk do të fitojnë asgjë, dhe ai numër i qytetarëve që votuan për opozitën, ku keni disa qindra mijë vota kundër politikave të kësaj qeverie, do të vazhdoj dhe do të ketë prapë eskalim, ndërsa skenari i dytë është mandatari i dytë kush do qoftë, një Jadranka Koso, të fitoj mandatin, të arrestoj Nikolla Gruevskin siç u arrestua Sanader dhe grupi i kriminelëve që ajo qeveri të funksionoj” – deklaroi ish-deputeti Esad Rahic.

Sipas Nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë: “Presidenti i Republikës së Maqedonisë ia ndan mandatin kryetarit të asaj partie politike ose partive politike, koalicioneve të cilat do të dëshmojnë se kanë shumicë në Parlament.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img