-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

A do ta marrë në dorë Kombëtaren e Kosovës? Flet trajneri Ilir Daja

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e ka dhënë një intervistë për emisionin “Elite Show” në SportNews, ku ndër të tjera i ka prekur shumë tema, përfshirë këtu edhe Kombëtaren e Kosovës.

Trajneri nga Shqipëria thotë se preferon të punojë më shumë me ekipe pasi i pëlqen puna e përditshme, për dallim nga angazhimi në Kombëtare, ku punohet më rrallë, posaçërisht në grumbullimet e ekipeve kombëtare.

“Posti i trajnerit të Kosovës? Kam qenë trajneri i ekipit kombëtar të moshave në fillimet e mia si trajner. Nuk kam ofertë zyrtare, më shumë janë lajme që dalin nga portalet. Zyrtarisht, unë nuk kam asnjë kontakt me asnjë prej drejtuesve të FFK-së. Nuk dua të krijoj alibi. Akoma më pëlqen të jem trajneri i një ekipi. Të stërvis dhe të kem garë në përditshmëri”, u shpreh Daja.

Ai ndër të tjera foli edhe për eksperiencën tek Ballkani dhe për ndeshjen e Ligës së Konferencës që ekipi Portokalli do ta zhvillojë të enjten në “Air Albania” në Tiranë.

“Fitimi i titujve janë ditë të veçanta në karrierën e trajnerit, ashtu ka qenë edhe për mua. Por kalimi në ‘play-off’-et evropiane janë qershia mbi tortë. I kam përjetuar të gjitha në maksimum, ky përjetim, si titujt me Ballkanin, më mban në tonus dhe në atë përkushtim që kam. Edhe sot pas 29 vitesh. Kualifikimet në Europa League dhe Conference League, janë gjërat më të veçanta në karrierën time. Pa mohuar edhe sukseset e tjera, si kualifikimi ndaj Dinamos së Zagrebit me Skënderbeut në ‘play-off’-in e Europa League. Në 20 minutat e fundit, duke shtuar edhe 5 minutat shtesë, ne luajtëm me një lojtar më pak. Përpara golit në Zagreb, u anulua edhe një gol i rregullt i Latifit. Nuk kishte VAR, do shkonim në avantazh 0-2”, tha tutje Daja.

“Ndeshja në Air Albania? Stadiumi i gjithë shqiptarëve, të ofron kushte maksimale për të zhvilluar një spektakël në maksimumin e vet. Kënaqësi të luajmë aty. Ndikoi prishja e terrenit në ‘Fadil Vokrri’, fushë ku kemi pasur mbështetje dhe rrugëtim të suksesshëm. Shpresoj të mos na mungojë mbështetja e tifozëve në ‘Air Albania’. Rrugëtimi ynë është edhe rrugëtimi i klubeve shqiptare. Stadiumi i mbushur do të jetë një motiv i madh për lojtarët e Ballkanit. Ballkani dhe Korça janë dy ambiente shumë të mira për të punuar. Lojtarët në Kosovë kanë një edukatë punë më të madhe se në Shqipëri, por nuk kam patur kurrë probleme me lojtarët. Në Kosovë janë më të durueshëm dhe më të dëgjueshëm se në Shqipëri”, përfundoi trajneri i Ballkanit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img