0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

A do ta marrë me vete Dardan Sejdiu Shpend Ahmetin?

Shpend Ahmeti ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së partisë që po mbahet në selinë e Vetëvendosjes. Ai ka thënë se në këtë mbledhje u diskutuan dorëheqjet nga kryesia e partisë që po bëhen me të madhe pas përçarjeve të thella.
Para pak çastesh dha dorëheqje edhe nënkryetari i VV-së, Dardan Sejdiu. Dy ditë më parë dha dorëheqje edhe kreu i partisë Visar Ymeri. E Shpend Ahmeti ka thënë se ishin dorëheqjet e fundit që u diskutuan në mbledhje.

Qëndrimin e tij rreth dorëheqjes së Sejdiut, Ahmeti ka thënë se do ta japë vetëm pasi të bisedojë me të.

Ahmeti ka dalë më herët nga mbledhja, ndërsa medieve u ka thënë se do të marrë pjesë në një mbledhje tjetër në komunë.

Ndryshe, Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti janë shumë të afër mes vete e Sejdiu ishte krahu i djathtë i kryetarit të Prishtinës në mandatin e kaluar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img