-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

A do ta arrestonte Kroacia Putinin po të udhëtonte për atje? Çka thotë Plenkoviq

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se në rast se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të udhëtonte në Kroaci do të arrestohej nga autoritetet atje.

Deklarimi i tij vjen pas shpalljes së urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj Putinit prej Gjykatës Penale Ndërkombëtare, transmeton Demokracia.com.

Kroacia aderoi në statutin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe u miratua një ligj për bashkëpunimin me atë gjykatë.

“Ai ligj parashikon të gjitha procedurat në rast se ka urdhër arrest për një person dhe me sa di unë këtu nuk vlen imuniteti. Rrjedhimisht, procedura do të ishte pikërisht ashtu siç parashikon ai ligj dhe sigurisht që do të reagonin policia kroate dhe autoritetet kompetente”, tha Plenkoviç, raporton mediumi kroat ‘Index’.

Plenkoviq theksoi se një vizitë e tillë “në fund të fundit nuk është reale”. /Demokracia.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img