Pyetja se kur do kemi dasmën e çiftit Einxhel – Dagz është mjaft e shpeshtë në media e sidomos nga ndjekësit.
Madje me afrimin e ditëlindjes së parë të djalit të tyre Trev, pikëpyetja se a do ketë dasmë në festën e ditëlindjes ishte mjaft e madhe nga ndjekësit.
Dhe këtyre hamendësimeve të ndjekësve, Einxhel u ka dhënë një përgjigje.
Së fundmi ajo realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, mbi tematikën e festës së ditëlindjes që do t’i organizojë Trev-it. Ndër përgjigjet e shumta që i kishin ardhur, Einxhel tregoi se ishin ato nga ndjekësit që i kishin shkruar se ajo dhe Dagz do bëjnë dasmën e tyre atë ditë.
Einxhel u shpreh se nuk kanë plan të martohen në ditëlindjen e djalit sepse ajo ditë do që t’i përkasë vetëm Trev-it. Madje ajo u shpreh se “nuk është në planet e mia që në ditëlindje të thërras njerëz që kam plan t’i ftoj në dasmë. Do të doja të ishte një ditëlindje plot me fëmijë,” u shpreh ndër të tjerash Einxhel.