-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

A di diçka më shumë ish-inspektori i AKI’së? Ramadani sfidon udheheqësit shtetëror: Bëjeni testin e drogës

Burim Ramadani, ish-inspektor në Agjencinë Kosovare të Inteligjenvës ka reaguar për rastin e kapjes së asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, nën dyshimet për trafik me lëndë narkotike.

Ramadani ka propozuar që t’iu bëhet testi i drogës vendimarrësve nëpër nivele shtetërore, duke thënë se rezultati i testit mund të shkaktonte edhe çudi, shkruan Express.

Ramadani ka thënë se nuk po paragjykon, por thotë se po i sfidon që fillimisht ta bëjë Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi.

“Testi imunologjik prej më të zakonshmëve zbulon nëse personi (në rastin tonë: vendimmarrësi apo vendimmarrësja) ka përdorur kanabis, opiate, kokainë, amfetaminë dhe methamphetamine (MDMA)”, ka shkruar Ramadani.

Reagimi i plotë:

Narko-Test për vendimmarrësit

Një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate.

Kjo nuk është shaka.

Le ta bëjnë Narko-Testin të gjitha nivelet vendimmarrëse, ata dhe ato që paguhen nga taksat tona dhe vendosin se si ta shpenzojnë Buxhetin e Kosovës.

Nuk po paragjykoj, por i sfidoj le ta bëjnë fillimisht:

Presidenca, Qeveria, Kuvendi.

Është testim i lehtë praktik, nuk kushton shumë për rrogat i kanë, për 5 minuta secili dhe secila do ta merrte rezultatin.

Testi imunologjik prej më të zakonshmëve zbulon nëse personi (në rastin tonë: vendimmarrësi apo vendimmarrësja) ka përdorur kanabis, opiate, kokainë, amfetaminë dhe methamphetamine (MDMA).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img