Site icon PrishtinaPress

A aludoi Kurti te Dardan Molliqaj kur foli për ngacmimet e grave në VV?

“Baba” i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në organizatën që ai e ka themeluar, ka lejuar raste kur edhe janë keqtrajtuar gratë, mirëpo, a aludoi ai te grupi i Dardan Molliqajt kur fliste për këto ngacmime, shkruan Gazeta Express.

Express kishte raportuar qysh moti se brenda Lëvizjes Vetëvendosje zyrtarë të lartë të kësaj partie ishin të përfshirë në një “luftë” për të fituar zemrat e aktivisteve.

Motra e Dardan Molliqaj, Leonita, u përfol për lidhjen e saj me Frashër Krasniqin, e drama vazhdoi, kur për të njëjtën u shkrua se është ndarë me Krasniqin për t’u bashkuar me Driton Çaushin.

E madje akuzat e tilla drejtpërdrejt në Klan Kosova kishin bërë që Frashër Krasniqi ta grushtonte deputetin e Nismës për Kosovën, Milaim Zekën.

Zeka e ka quajtur “përdhunues” Krasniqin derisa ky i fundit ia kishte kthyer me “palaço”.

Ishte vetë Kurti që publikisht bëri të ditur se ka pasur shumë raste kur vajzat kanë ardhur një herë, dy herë, në Lëvizje dhe nuk kanë ardhur më sepse disa nga djemtë aty i kanë ngacmuar.

Express ka tentuar t’i kontaktojë disa herë deputetet e VV-së, mirëpo të njëjtat nuk kanë qenë të qasshme.

Asnjëherë publikisht ndonjë aktiviste apo deputete nuk ka bërë të ditur që diçka e tillë ka ndodhur brenda partisë, mirëpo disa prej tyre tashmë rreshtohen në grupin e Kurtit, ose Molliqajt dhe kjo mund të jetë vetëm njëra nga arsyet e rreshtimit të tyre.

A ka përfituar VV-ja nga numri i madh i aktivisteve dhe a është kjo njëra nga pikat ku edhe u përplasën dhe filloi thyerja në këtë parti?

Albin Kurti, themeluesi i Vetëvendosjes, lejoi që pak nga pak për vite të tëra të ndodhin gjëra të tilla brenda partisë së tij, e në të njëjtën kohë në të gjitha planet e tij qeverisëse është zotuar për të drejta të barabarta në mes të dy gjinive, në krah me ata të cilët tashmë po i quan përdhunues.

Exit mobile version