11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Të mos politizohet çështja e Kishës, askush nuk është mbi ligjin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu ka kundërpërgjigjur deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviq, për ndaljen e punimeve në Kishën e cila ndodhet në oborrin e Universitetit të Prishtinës (UP).
Stojanoviq ka thënë Komuna e Prishtinës ka kërcënuar serbët e Kosovës, duke i ndaluar punimet në Kishën në oborrin e UP-së.
Por Ahmeti ka theksuar për Telegrafin se çështja është tepër e thjeshtë, dhe sipas tij, kjo për faktin se Kosova ka ligj për ndërtim, për planifikim dhe legalizimin.

Sipas tij, nëse dikush dëshiron të ndërtojë një objekt – është subjekt qytetar, ligjor apo institucion – duhet të marrë leje prej Komunës së Prishtinës.
“Ta kemi të qartë po flasim për ndërtim, jo për pastrim. Në qoftë se ne si Komunë nuk e kemi asnjë dokument ma të voglin për ndërtesën në fjalë, ne kemi reaguar në momentin që na kanë lajmëruar. Kemi pasur me qindra thirrje nga qytetarët. Pas kësaj kemi shkuar në vendin e ngjarjes, ku kemi kërkuar me e ndalë punën derisa të na prezantohen dokumentet përkatëse”, ka theksuar ai.
Ahmeti ka sqaruar se ata i kanë dërguar letër Qeverisë së Kosovës, edhe i kanë thënë të shikojnë se si qëndron puna me këtë objekt.
“Ata na kanë thënë ky nuk është objekt i mbrojtur dhe nuk është objekt i trashëgimisë kulturore. Prandaj komuna duhet ta zbatojë ligjin për ndërtim. Kisha nuk ka leje dhe duhet të aplikoi për leje. Deri më tani i kemi bërë thirrje që duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, por ata nuk e kanë dorëzuar,  dhe rrjedhimisht nuk mund të ketë ndërtim”, ka theksuar ai për Telegrafin.

Sipas tij, nëse Qeveria vendosë ndryshe  dhe dëshiron ta anashkalojë Komunën, atëherë të marrin vendim.
“Për më tepër Stojanoviqi është ne qeveri le ta prezanton vendimin e Qeverisë. Ne si komunë e zbatojmë ligjin dhe jo vetëm për kishën, por edhe për bashkësitë tjera fetare. Në si komunë kemi marrë vendime edhe më të rënda, kur është dashur me i ndalu punimet në raste më të rënda. Bëj thirrje që mos ta politizojmë dhe mos ta keqpërdorim këtë rast, sepse liria fetare nuk është mbi ligjin në Kosovë”, ka thënë ai për Telegrafin.
Ndryshe,  zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se Komuna e Prishtinës i ka kërcënuar serbët e Kosovës, duke i ndaluar punimet për pastrimin e Kishës Ortodokse.
Ai ka ftuar qeverinë që të marrë një qëndrim karshi kësaj pune. Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar që të mos politizohet çështja. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img