Mbi 100 aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të degës në Vushtrri, iu janë bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vet lideri i PDK-së, Kadri Veseli ndërsa shtoi përmes facebook se këta aktivistë iu bashkuan luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit, njofton Klan Kosova.
”Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh politik në vend, po vazhdon të rritet edhe më shumë në çdo lagje, fshat e qytet. Luftës sonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit sot iu bashkuan edhe mbi 100 aktivistë të AAK-së, pjesë e strukturave të saj në Vushtrri.
Ne jemi besim dhe shpresë për të gjithë qytetarët tanë!”