7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Stojanoviq: Komuna na kërcënoi duke i ndalë punimet në Kishën Ortodokse

Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se Komuna e Prishtinës i ka kërcënuar serbët e Kosovës duket i ndaluar punimet për pastrimin e Kishës Ortodokse.
Ai ka ftuar qeverinë që të marrë një qëndrim karshi kësaj pune.
Ndërsa kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar që të mos politizohet çështja, raporton Klan Kosova.

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës të enjten e ka ndërprere aktivitetin e pastrimit të oborrit te Kisha Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, pasi personat që kanë punuar në pastrimin e objektit kanë refuzuar të legjitimohen.
“Drejtoria e Inspeksionit ka vërejtur disa persona duke punuar në pastrimin e objektit të cilët kanë refuzuar të legjitimohen. Është vërejtur se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosja e disa mureve ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme”, ka thënë kryetari i Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img